6.4 C
Struga
Monday, March 25, 2024
spot_img

Maqedonisë së Veriut i dhurohen 200 mijë vaksina kundër Covid-19

Republika e Polonisë sot i dhuroi Maqedonisë së Veriut 200.070 vaksina nga prodhuesi “Pfizer” kundër coronavirusit.

Ministri Filipçe theksoi se këto dy vite kanë treguar se sa të rëndësishme janë ndihma dhe solidariteti nga vendet tjera dhe se Polonia është ndër vendet e para që kanë paralajmëruar mekanizmin e solidaritetit dhe dhurimit të vaksinave.

“Me këtë sasi të madhe prej 200 mijë vaksinave nga prodhuesi Pfizer tani neve na dyfishohet sasia dhe kemi rreth 740 mijë vaksina. Është mjaftueshëm për një periudhë të shkurtër kohore”, tha Filipçe.

Ai shpreson se do të miratohen masat e propozuara në Qeveri dhe se qytetarët do të vaksinohen në mënyrë që të parandalojnë sërish rritjen e rasteve për të mos pasur presion ndaj spitaleve.

“Besoj se qytetarët do ta kuptojnë se gjitha këto masa nuk janë lehtë të rekomandohen, por janë të domosdoshme për ta mbrojtur sistemin shëndetësor dhe të mbrojmë punonjësit shëndetësor të cilët intensivisht për gati dy vite punojnë ditë e natë”, tha Filipçe.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles