19 C
Struga
Sunday, May 12, 2024
spot_img

Maqedonia e Veriut po përgatitet për fillimin e suksesshëm të berzës vendore të energjisë elektrike

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot realizoi takim me përfaqësues të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar USAID, me fokus energjetikën.

Në takim morën pjesë edhe Marko Bislimoski, kryetar i Komisionit Rregullativ për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit, Simon Shutinoski, menaxher i operatorit nacional të tregut të energjisë elektrike – MEMO SHPKNJP Shkup, Viktor Andonov, bashkëpunëtor për energjetikë në Kabinetin eKryetarit të Qeverisë, si dhe Vasko Kiçevski, sekretar për politika publike, koordinim dhe monitorim të programit të Qeverisë.

Në takim u shkëmbyen mendime për planet për fillimin e berzës nacionale të energjisë elektrike-MEMO, si dhe parakushtet e nevojshme për funksionimin e tij.
Njëkohësisht u theksua se krijimi i MEMO-s është një hap drejt lidhjes së tregut vendor me atë fqinj, i cili do të jetë pjesë e tregut evropian.

Kryeministri Kovaçevski, në takim, theksoi se legjislacioni i Maqedonisë së Veriut është përshtatur me legjislacionin e BE-së, që krijoi parakushte për fillimin e berzës maqedonase për energji elektrike.

Në këtë drejtim, ai shtoi se Qeveria mbështet përpjekjet për të sjellë zgjidhje të qëndrueshme në fushën e energjetikës.

Xheri Dibëll, përfaqësues i Zyrës së USAID-it në vend, theksoi se USAID-i i ofron mbështetje të vazhdueshme Maqedonisë së Veriut në fushën e proceseve reformuese në sektorin energjetik, duke përfshirë përpjekjet drejt integrimit të mëtejshëm në tregun rajonal dhe evropian të energjetikës.

Berza e energjisë elektrike është një praktikë në të gjithë Evropën, si dhe në mbarë botën.

E njëjta duhet të mundësojë një çmim transparent për një megavat orë energji elektrike për çdo orë gjatë ditës dhe natës, si dhe të blihet dhe të shitet energjia elektrike me çmime publike transparente që krijohen vetëm dhe ekskluzivisht nga oferta dhe kërkesa për energji elektrike.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles