14 C
Struga
Saturday, April 20, 2024
spot_img

Maqedonia e Veriut nga 1 janari hyn në treshen e kryesuesve të OSBE-së, së bashku me Suedinë dhe Poloninë

Maqedonia e Veriut , nga 1 janari hyn në Treshen e OSBE-së, së bashku me kryesuesen e sivjetme Suedinë, si dhe me kryesuesen e vitit 2022, Poloninë, ndërsa që nga viti i ardhshëm do të kryesojmë edhe me Grupin e partnerëve mesdhetarë për bashkëpunim me OSBE-në, si provë e përgjithshme për obligimet tona si Kryesuese me Organizatën në vitin 2023.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, tha se në takimin e sotshëm me sekretaren e përgjithshme të OSBE-së, Helga Shmid, e cila për herë të parë është për vizitë pune në Maqedoninë e Veriut në këtë cilësi u bisedua për hapat e ardhshëm në kontekstin e kryesimit tonë me Organizatën në vitin 2023, për përgatitjet të cilat janë në vijim e sipër; aktivitetet e grupit punues në MPJ si dhe vendosjen e strukturës e cila do ta bartë barrën e rëndë të Presidencës në Vjenë; si dhe për procesin konsultativ rreth prioriteteve dhe agjendës së Presidencës.

“Si vend ne demonstrojmë proaktivitet, kapacitet dhe vullnet për marrjen e përgjegjësisë mbi rrjedhat globale në një kohë kur ato janë të mbushura me pasiguri dhe paparashikueshmëri. Fundja, kjo dhe pritet nga ne, si vend i cili ndërton model të suksesshëm të demokracisë multietnike funksionale; si vend anëtar i NATO-s dhe si pretendent serioz për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, theksoi Osmani.

Shefi i Diplomacisë së RMV-së e informoi Shmid se po bëhen përpjekje maksimale që procesi i kryesimit të jetë i hapur dhe gjithëpërfshirës; se Maqedonia e Veriut ka kapacitet t’i përgjigjet kësaj detyre si dhe se në kuadër të kryesimit me OSBE-në do të jemi të orientuar drejt krijimit të zgjidhjeve, të cilat do të mundësojnë progres dhe lëvizje pozitive në proceset e Organizatës.

Bashkëbiseduesit u dakorduan që kryesimi me Organizatën seriozisht do të kontribuojë drejtë forcimit të pozicionimit të vendit në korniza ndërkombëtare si aktor konstruktiv dhe kontribuues serioz në ruajtjen e multilateralizmit, si përfitim më i rëndësishëm civilizues i njerëzimit që siguron paqe stabilitet dhe bashkëpunim afatgjatë.

OSBE-ja është Organizata më e madhe ndërkombëtare e hemisferës veriore, e cila përfshin 57 vende pjesëmarrëse nga Vankuveri deri në Vlladivostok, duke u shtrirë kështu në tri kontinente: Evropë, Azi dhe Amerikë.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles