22 C
Struga
Friday, April 12, 2024
spot_img

Maqedonia e Veriut mbylli qiellin për Rusinë 

Maqedonia e Veriut vendosi mbylljen e qiellit për Rusinë. Në mbledhjen e Qeverisë është vendosur që vendi t’i bashkëngjitet rekomandimeve të Bashkimit Evropian dhe vendeve anëtare, të cilat veçmë e kanë marrë vendimin për ndalimin e qarkullimit të kompanive ajrore ruse në hapësirën e tyre ajrore.

Nga ky vendim përjashtohen fluturimet humanitare të cilat janë emergjente. Qeveria e obligoi navigacionin shtetëror M-NAV që të fillojë procedurën për zbatimin e vendimit dhe t’i njoftojë autoritetet ajrore evropiane për ndalesën për hyrje në hapësirën ajrore të Maqedonisë së Veriut për kompanitë ajrore të regjistruara në Federatën Ruse.

Një vendim të tillë e kanë marrë edhe Finlanda e Irlanda. Më herët edhe Gjermania, Islanda, Suedia, Bullgaria, Republika Çeke, Estonia, Polonia dhe Britania e Madhe vendosën të mbyllin qiellin për Rusinë. Moska, nga ana e saj, ka ndaluar gjithashtu avionët nga disa vende të fluturojnë mbi territorin e saj.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles