6.7 C
Struga
Thursday, April 18, 2024
spot_img

Maqedoni, sot fillon vaksinimi kundër gripit sezonal

Vaksinimi kundër gripit sezonal fillon sot në Qendrat për shëndet publik dhe në disa spitale në Shkup ku kryhet vaksinimi kundër coronavirusit.

Gjithsej deri tani janë blerë 40 mijë vaksina, ndërsa qytetarët janë paraqitur në ueb-faqeb vakcinacija.mk do të marrin sms porosi ku do të përmendet data, koha dhe vendi i vaksinimit.

“Është viti i katër me radhë që sigurojmë vaksinim falas për të sëmurët kronik, qytetarët mbi 65 vjet, gratë shtatzëna, fëmijët dhe punonjësit shëndetësorë. Do të ketë vaksinim në teren edhe atë në shtëpitë e moshuarve, qendrat për dializë, për punonjës shëndetësorë do të organizohet sportel në ISHP”, tha Filipçe.

Ai theksoi qëndrimin e Komitetit Nacional për Imunizim se nuk ka asnjë rrezik nëse dy vaksinat, i gripit sezonal dhe për coronavirusit merren në të njëjtën kohë.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles