13 C
Struga
Saturday, May 4, 2024
spot_img

Maqedoni, rreth 14.000 filloristë sivjet do të regjistrohen në shkollat e mesme

Rreth 14.000 nxënës të cilët sivjet përfundojnë klasën e nëntë do të duhet të regjistrohen në arsim të mesëm, i cili është ligjërisht i obligueshëm. Sivjet, ashtu sikurse vjet, nxënësit do të duhet të aplikojnë më mënyrë elektronike KËTU.

Paraqitja e parë do të bëhet nga 20 qershori deri në mesnatë sid he më 21 qershor deri në ora 15:00.

“Vitin e kaluar kur kishim pranime, studentët duhej të skanonin ose fotografonin dokumentet e nevojshme dhe më pas t’i bashkëngjisnin në format PDF ose JPG bashkë me aplikimin elektronik të përmbushur. Sistemi llogarit vetë pikët, pasi studenti plotëson të gjitha notat nga certifikatat. Pastaj, kur kandidatët t’i sjellin dokumentet për kontroll, anëtarët tanë nga Komisioni për regjistrim do të kontrollojnë nëse dokumentet janë të vlefshme dhe nëse notat janë vendosur në sistem”, u shpreh Dejan Kërstevski, ndihmësdrejtor në shkollën e mesme profesionale “Vlado Tasevski”

Çdo nxënës gjatë plotësimit të aplikacionit të regjistrimit duhet të shënojë numrin amë në mënyrë që të mos mundësohet që një nxënës të aplikojë në një shkollë tjetër.

Regjistrimi i studentëve kruhet me dy afate gjatë muajit qershor, ndërsa lista e nxënësve të pranuar do të publikohet më 22 qershor në ueb-faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm në shkolla bëhet në datën 22 qershor, nga ora 12:00-19:00, si dhe në datën 23:00, nga ora 07:00-19:00”. Lista përfundimtare e renditjes për çdo shkollë me rezultatet e regjistrimit dhe vendet e disponueshme do të publikohet më 24 qershor, jo më vonë se ora 12:00 në tabelën e njoftimeve të shkollës dhe në faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës”, thuhet në Konkursin për Regjistrim në Arsim të Mesëm.

Në ato shkolla në të cilat do të regjistrohet një numër më i madh kandidatësh se vendet e planifikuara me notë mesatare 5.00, organizohet testimi kualifikues, me të cilin bëhet përzgjedhja. Testim organizohet në shkollat ​​e mesme më 26 qershor, kurse renditja përfundimtare me rezultatet do të publikohet më 26 qershor.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles