12 C
Struga
Tuesday, April 23, 2024
spot_img

Maqedoni, fillon zbatimi i Ligjit për pagë minimale prej 18 mijë denarëve

Nga dita e sotme fillon zbatimi i Ligjit për pagë minimale prej 18 mijë denarëve.

Punëtorët që janë me pagë minimale, pagën e muajit mars e kanë 18 mijë denarë, që është rreth 45 euro më shumë në krahasim me pagën minimale të muajit shkurt.

Në ndërkohë sektori publik kërkon rritjen e pagës për administratën shtetërore duke u harmonzizuar me pagën minimale.

Më herët, policia dhe mësimdhënësit protestuan para qeverisë për rritjen e pagës minimale, ndërsa kreu i Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Jakim Nedellkov paralajmëroi grevë më 11 prill.

Sipas ndryshimeve ligjore, tani paga minimale nuk mund të jetë më pak se 57% e pagës mesatare dhe kjo automatikisht rrit pagën minimale në momentin kur rritet paga mesatare.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles