18 C
Struga
Saturday, April 27, 2024
spot_img

Manchester United fiton me përmbysje në Olfd Trafford ndaj Nottinghamit

Manchester United ka fituar 3-2 me Nottingham Forestin në Old Trafford në kuadër të javës së tretë në Ligën Premier.

Pas vetëm dy minutash lojë, Forest kaloi në epërsi me golin e TaiWo AWoniyi.

Por, kaluan vetëm dy minuta nga goli i parë dhe mysafirët dyfishuan epërsinë me golin e willy Boly, ndërsa Andre Onana bëri një gabim trashanik.

Kamerunasi kishte një intervenim të dobët, duke ia lehtësuar lojtarit kundërshtar të shënonte në portën e tij.

Golin për Djajtë e Kuq e realizoi Christian Eriksen në minutën e 17-të, me një asistim të Marcus Rashford.

Me këto tri gola edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në të dytën u shënuan dy gola tjetër dhe pati karton të kuq.

Vendasit i barazuan shifrat në 2-2 me golin e Casemiros, që u asistua prej Bruno Fernandes.

Një goditje më e rëndë erdhi për Nottinghamin në minutën e 67-të, kur Joe Worrall u përjashtua me karton të kuq.

United e shfrytëzoi këtë epërsi numerike, ndërsa fitoi një penallti në minutën e 76-të, të cilën në gol e konvertoi Bruno Fernandes për 3-2

Pas javës së tretë, Manchester United gjendet në vendin e pestë me gjashtë pikë, ndërsa në xhiron e katërt do të kenë punë me Arsenalin – një takim aspak i lehtë në udhëtim te Gunners.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles