1.7 C
Struga
Tuesday, November 29, 2022
spot_img

Makthi kthehet në Kinë dhe kërcënon planetin: Mbyllet Shangai për shkak të Covid-19

Kina ka njoftuar bllokimin e saj më të madh që nga fillimi i shpërthimit të Covid më shumë se dy vjet më parë.

Qyteti i Shangait është mbyllur plotësisht për të paktën nëntë ditë duke nisur nga sot ndërsa autoritetet kryejnë testimin e Covid-19 për të gjithë banorët e qytetit.

Autoritetet deri më tani i kishin rezistuar mbylljes së qytetit me rreth 25 milionë banorë për të shmangur destabilizimin e ekonomisë.

Por pasi Shangai regjistroi numrin më të madh ditor të rasteve të shtunën, i pari që nga ditët e para të pandemisë, autoritetet duket se kanë ndryshuar kurs.

Për herë të parë në vitin 2020, Kina kishte mbyllur plotësisht qytetin e Wuhan-it që kishte 11 milionë banorë dhe më pas të gjithë e dimë se çfarë ndodhi dhe çfarë duhej të përjetonim.

Tani po mbyllet një qytet 25 milionësh që së bashku me rajonin e tij popullsia arrin 55 deri në 60 milionë banorë.

Kjo karantinë do të çojë në ndërprerje të mëtejshme në zinxhirin e furnizimit si dhe në rënie të kërkesës.

“Kjo gjë ngre shqetësime në rritje se politika e rreptë e Kinës për zero Covid do të çojë në bllokime të përsëritura në qendrat kryesore të biznesit,” tha analisti i Commerzbank Carsten Fritz në një shënim për Reuters që citon noa.al.

Miliona banorë në qytete të tjera kineze i janë nënshtruar bllokimeve në mbarë qytetin, shpesh pas një numri relativisht të vogël rastesh Covid.

Në 24 orët e fundit në Kinë u regjistruan rreth 1500 raste të reja. Më Shangai ishin vetëm 10 raste të reja.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles