10 C
Struga
Monday, February 26, 2024
spot_img

Macron thirrje Kosovës dhe Serbisë: Zbatoni planin franko-gjerman

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron në fjalën e tij në konferencën e përvitshme me ambasadorët,  deklaroi se ndaj Kosovës e Serbisë do të merren masa nëse nuk sillen me përgjegjësi.

Sipas tij, propozimi franko-gjerman, është rruga e duhur të cilën duhet të ndjekin dy palët.

Macron bëri thirrje për mbajtjen e zgjedhjeve në të katër komunat në veri të Kosovës, ndërsa përmendi gjithashtu dhe formimin e Asociacionit.

“Franca e Gjermania kanë bërë zotime sa i përket politikave të vizave dhe çështje tjera ekonomike, nëse palët dështojnë të sillen me përgjegjësi. Duhet të jemi vigjilentë veçanërisht në këtë aspekt, veçanërisht kur bëhet fjalë për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, tha Macron.

/rtsh.al/

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles