17.4 C
Struga
Sunday, May 19, 2024
spot_img

Lulzim Nasufi akuzon Ziadin Selën për lëshime dhe abuzime me bulevardin e Strugës, kërkon prokuroria të veprojë!

HIPOKRIZIA NË MES HISTORISË SË TË KALUARËS DHE INTERESIT TË MOMENTIT !

Po bëhen gati 9 vite nga ndërtimi dhe vënja në shfrytëzim i bulevardit të këmbësorëve në anën e djathtë të Drinit të Zi dhe inatet politike të BDI – së dhe të parit të Komunës Merko, që vazhdon në këtë zonë të penalizoj qytetarët strugan dhe Strugën në përgjithësi.

Në aspektin urban, projekti në fjalë paraqet boshtin kryesor këmbësorik, atraktiv dhe unikal për Strugën, nga derdhja e Lumit Drini i Zi, deri në pjesën historike të Çarshisë së Vjetër të qytetit, në një gjatësi prej 400.00 m, që kushtoi rreth 250.000.00 euro në atë kohë, pa pjesën e pemëve dhe ndriçimit publik.

Projekti krahas elementeve pozitive për qytetin në tërësi duke i larguar automjetet, smogun dhe zhurmën nga makinat në këtë zonë të qytetit, ngritjes së atraktivitetit të zonës dhe afarizmit tregtarë, biznesit të lokaleve rreth bulevardit të këmbësorëve dhe dhënie të primatit të këmbësorit në këtë segment si dhe krijimin e ambientit urban autentik për Strugën, karakterizohet edhe me lëshime teknike në aspekt të materialeve të shfrytëzuara, të cilat nuk duhej të ndodhin, për nder të qytetarëve strugan , Strugën në tërësi, ideatorët e këtij projekti dhe zbatuesit e saj.

Hipokrizia e këtij projekti dhe disa projekteve të tjera në Strugë tani dhe në të kaluarën, nxjerr në pah inatin e klasave politike, populizmin shqiptar në politikbërje, në këtë rast të BDI – së dhe të Ramis Merkos, ku për hir të përfitimeve politike dhe marketingut politik, lejon që gabimi i bërë në zgjidhjen e materialit zbatues të penalizoj Strugën.

Bazuar në parimin se objekte të tilla infrastrukturore në qytet, nuk janë në pronë private të Lulzim Nasufit, Zijadin Selës apo Ramis Merkos, dhe asnjërit nga qytetarët e Strugës, ato obligojnë administratën komunale, që gabimet e ndodhura të cilat mund ti ndodhin çdo kujt që punon, mos ti zmadhoj dëmet qëllimisht siç mund të jetë përdorimi i makinave të rënda duke bërë pastrimin e bulevardit, të ndërmarrë masa dhe të bëjë meremetimin, sanimin dhe regullimin e këti bulevardi, për hir të nevojës dhe krenarisë së Strugës, struganëve dhe nevojës së biznesit në atë zonë.

Kjo më shumë kur gati çdo ditë dëgjojmë se ndodhin fatkeqësi tek këmbësorët përgjatë lëvizjes në bulevard, sepse në fund të fundit asnjë vizitor qoftë turist holandez, shqiptar, polak, apo kalimtar rasti nuk pyet se kush e ka ndërtuar bulevardin dhe pse kanë përdorur material të dobët, por habitet me atë së çfarë shikon, dhe pse tolerohet kjo gjendje dhe nuk ndërmirret asnjë hap ndaj këtij problemi, nga kompetentët.

Tashmë është nevojë e kohës dhe në interes të qytetarëve Strugan, që inatet politike ndaj paraardhësit për projektet e realizuara në mandatin paraprak me para të qytetarëve, për përfitime politike të lihen anash, të tejkalohet dhe nuk mund të tolerohet në pafundësi duke lënë elementet urbane domethënëse në agoni, një nga to edhe mos mirëmbajtja e Urës së Drurit, apo ndriçimin e saj, element tjetër karakteristik, sepse penalizon Strugën, struganët, biznesin Strugan dhe në fund edhe vetë penalizuesin.

Prandaj lëvizni në teren, ndyshoni mendësinë, merrni masa dhe bëni punën.

Lulzim Nasufi, Kryetar i Degës së ASH – Strugë.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles