28 C
Struga
Friday, June 21, 2024
spot_img

Luftimet në Bakhmut | Raketat godasin civilët, shkatërrohen ura e hekurudha

Luftimet në qytetin ukrainas të Bakhmutit janë përshkallëzuar me një tjetër valë sulmesh të forcave ruse në rajonin e Donjeckut.

Vetëm në perëndim të qytetit, bombardimet dhe raketat plagosën civilët dhe dëmtuan godinat e banuara.

Infrastruktura në Bakhmut është tashmë e shkatërruar, përfshirë urat dhe hekurudhat, si pasojë e asaj që konsiderohet beteja më e gjatë dhe më e përgjakshme e luftës, e cilësuar si “ferri i vërtetë”.

Dhe situata duket se nuk ka gjasa të qetësohet, sidomos pasi shefi i kompanisë private ushtarake “Wagner” deklaroi se ka hapur qendra rekrutimi në 42 qytete të Federatës Ruse.

Megjithatë, Yevgeny Prigozhin është përfshirë në një përplasje me Ministrinë ruse të Mbrojtjes lidhur me fitoret e arritura përpara ushtrisë ruse.

Të mërkurën, ai deklaroi se trupat e tij kishin nën kontroll të plotë pjesën lindore të Bakhmutit./euronews.al.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles