7.7 C
Struga
Thursday, April 25, 2024
spot_img

Luftime të ashpra në Donbas, Zelensky: Situata e vështirë, por presim lajme të mira për armët

Lufta për rajonin lindor të Donbasit vijon e ashpër, me Ukrainën që thotë se forcat e saj janë në pozicion shumë të vështirë mbrojtës. Disa sulme kanë ndodhur në qytetin e Severodonetskut, i cili e gjen veten gjithmonë e më të rrethuar.

Lideri çeçen, Ramazan Kadyrov, i cili i është bashkuar prej fillimit ofensivës ruse në shtetin fqinj, pretendon se kanë marrë kontrollin e qytetit, por Kievi pretendon se luftimet atje vazhdojnë. Presidenti Volodymyr Zelensky pranon se situata në frontin e luftës në Donbas dhe pjesë të rajonit të Harkivit, është tejet e vështirë për ushtrinë ukrainase: “Situata është shumë e ndërlikuar. Veçanërisht në ato zona të rajoneve të Donbasit dhe Harkivit ku ushtria ruse ka përqendruar forcat, si Severodonetsk, Bakhmut dhe Popasna. Po forcat tona po rezistojnë, edhe pse atje është shumë e vështirë”.

Zelensky shtoi më tej se shpreson që aleatët do të ofrojnë armët e duhura, për të penguar avancimin e forcave pushtuese. “Presim lajme të mira”, pohoi Presidenti ukrainas, pa ofruar më shumë detaje.

Shpërthime të fuqishme u dëgjuan në Kharkiv paraditen e së dielës, me bombat që goditën gjithashtu qytezën e Sumitit. Ministria e Mbrojtjes në Rusi tha se raketat kanë shkatërruar një arsenal të madh armësh të ushtrisë ukrainase në Kryvyi Rih, qyteti i lindjes së Presidentit Zelensky. Forcat e Moskës thonë gjithashtu se kanë marrë kontrollin e plotë të qytetit të Limanit, në rajonin e Donetskut.

Në Mariupol, autoritetet lokale denoncojnë se rusët po grumbullojnë trupat e ukrainasve të vrarë në një supermarket. Kryeministri Denys Shmyhal denoncon se pushtuesit kanë shkatërruar më shumë se 25 000 km rrugë, disa qindra ura dhe 12 aeroporte. Sipas tij, rreth 35% e ekonomisë nuk është funksionale.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles