15 C
Struga
Wednesday, March 27, 2024
spot_img

‘Luftë’ në ajër mes Greqisë dhe Turqisë

‘Luftë’ në ajër mes Greqisë dhe Turqisë. Gjashtë avionë turq “F-16”, sipas Athinës zyrtare fluturuan sot në verilindje të Egjeut duke shkelur hapësirën ajrore greke.

“Ankaraja vazhdon sjelljen e saj provokuese në Egje” shkruajnë mediat greke.

“Gjashtë F-16-të turq që fluturuan mbi arkipelagun sot, të hënën, ishin të armatosur dhe në tre raste pati betejë ajrore me avionët luftarakë grekë” vijon më tej shkrimi.

Në total, Athina zyrtare denoncon se ka pasur shtatë shkelje të hapësirës ajrore nga Turqia.

Ndërkohë Ankaraja nuk ka reaguar lidhur me denoncimin.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles