11 C
Struga
Thursday, April 25, 2024
spot_img

Lufta Rusi-Ukrainë, dhjetëra të vdekur 

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës në orën 5.50 minuta të mëngjesit të sotme me sulme të fuqishme nga toka dhe ajri. Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se sulmet janë pjesë e një operacion “special” sipas tij për “çmilitarizimin” e Ukrainës. Ai i bëri thirrje ushtrisë ukrainase të dorëzojë armët dhe tha se Rusia “nuk e ka ndërmend të pushtojë territorin ukrainas”. Putin kërcënoi të gjithë perëndimin nëse tenton të ndërhyjë në krizën e Ukrainës.

“Është një operacion special për çmilitarizimin e Ukrainës. Rrethanat kërkojnë që ne të ndërmarrim veprime vendimtare dhe të menjëhershme…Kushdo që përpiqet të ndërhyjë tek ne dhe aq më tepër të krijojë kërcënime për vendin tonë, për popullin tonë, duhet ta dijë se përgjigja e Rusisë do të jetë e menjëhershme dhe do t’ju çojë në pasoja të tilla që nuk i keni përjetuar kurrë në historinë tuaj”, deklaroi Vladimir Putin, President i Rusisë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në fjalimin drejtuar kombit tha se Ukraina do ta mbrojë veten dhe se “bota mund dhe duhet ta ndalë Putinin”. Ai njoftoi ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Rusinë, shpalli gjendjen e luftën dhe ftoi popullin në luftë për mbrojtën e vendit.

“Qytetet paqësore të Ukrainës janë nën sulm. Kemi të bëjmë me agresion. Ky ka qenë fatkeqësisht një mëngjes historik. Bëhuni gati të mbështesni kombin tuaj”, u shpreh Volodymyr Zelensky, President i Ukrainës.

Nisja e sulmeve ka shkaktuar panik në Ukrainë. Bombardimet ruse kanë shkatërruar shumë zona banimi. Nëpër rrugët e vendit shikohen vetëm makina që bartin njerëz të cilët largohen nga vendi.

Një këshilltar i Zelenskyit ka thënë se rreth 40 ukrainas janë vrarë në orët e para të sulmit.
Forcat e armatosura të Ukrainës pretendojnë se në kundërpërgjigjen e tyre shkatërruan 6 avionë rus dhe 2 helikopterë. Njoftohet për asgjësimin edhe të disa tankeve dhe vrasjen e rreth 50 ushtarëve rus.

Përgjatë kufirit me Ukrainën Rusia ka përqendruar rreth 150 mijë trupa ushtarake dhe sulmet po kryhen edhe nga territori i Bjellorusisë. Lideri autoritar Aleksandr Lukashenka, ka thënë se trupat bjelloruse nuk janë duke marrë pjesë në sulmin rus, mirëpo do të përfshihen nëse do të ishte e nevojshme.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles