10 C
Struga
Wednesday, April 24, 2024
spot_img

Lufta në Ukrainë, shpërthime në afërsi të Kievit

Trupat ruse vazhdojnë të “kryejnë akte të paligjshme” kundër popullsisë vendase në Zaporizhzhia në juglindje të Ukrainës dhe në Kherson në jug. Kjo është deklaruar nga Forcat e Armatosura të Ukrainës në një përditësim të fundit.

Sipas pretendimeve të forcave ukrainase mësohet se Rusia vazhdon të dërgojë trupa në Ukrainë, ndërsa forcat ruse vazhdojnë të bastisin shtëpitë e banorëve vendas, të arrestojnë aktivistë pro-ukrainas dhe zyrtarë qeveritarë.

Deklarata vjen pas premtimit rus në bisedimet e paqes në Stamboll të martën për të “ulur në mënyrë drastike” operacionet ushtarake rreth Kievit.

Por raportimet nga mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se shpërthime janë dëgjuar sërish në afërsi të Kievit mëngjesin e sotëm. Po kështu edhe zhurma e artilerisë apo alarmet e sirenave të sulmeve ajrore. Shpërthimet u raportuan rreth 20 km larg kryeqytetit, pa mundur të verifikohet nëse rusët apo ukrainasit po qëllonin. Më parë, CNN raportoi për sulme të rënda artilerie dhe raketash në zonën e Kievit.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles