6 C
Struga
Sunday, May 5, 2024
spot_img

LSDM: Realizimi më i lartë i investimeve kapitale në vitin 2022

“Politikat ekonomike të Qeverisë së udhëhequr nga LSDM japin rezultate të dukshme. Viti 2022 është viti i realizimit më të madh të investimeve kapitale deri më tani, në vlerë prej 465 milionë euro”, njoftojnë nga LSDM.

Nga atje theksojnë se “përkundër faktit se viti i kaluar u shënua nga kriza ekonomike botërore, pothuajse 90 për qind e projekteve të planifikuara kapitale janë realizuar, që është përqindja më e lartë në krahasim me 10 vitet e kaluara. Vlera e investimeve të shtetit mbi atë bazë në tre vitet e fundit arrin në 1.1 miliardë euro. Janë realizuar 1.300 kilometra infrastrukturë rrugore, ka filluar ndërtimi i linjës hekurudhore me vlerë 600 milionë euro”.

Ka përfunduar ndërtimi i gazsjellësit nga Zhidilova në Manastir dhe shumë projekte të tjera kapitale të rëndësishme për qytetarët dhe ekonominë.

Për këtë vit në buxhet janë planifikuar edhe 51.8 për qind më shumë investime kapitale”, thuhet në njoftimin e partisë.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles