11 C
Struga
Thursday, May 26, 2022
spot_img

LSDM: Mickoski duhet të japë dorëheqje për shkak të gjykimeve në rastin “Parcelat në Vodno”

Nga LSDM përmes një komunikate thonë se Mickoski duhet të japë dorëheqje për shkak të gjykimeve në rastin gjyqësor “Parcelat në Vodno”.

Sipas tyre, edhe një herë u vërtetua se VMRO është parti kriminale, ndërsa në këtë rast gjyqësor, Gruevskit ka vjedhur partinë e tij dhe ka larë paratë me skema të ndryshme kriminale për të blerë parcela prej 11 mijë metrave katrorë.

“Shefi i Mickoskit, i arratisuri Nikolla Gruevskit, i dënuar për 7 vjet burg i është marrë pronat dhe është konfiskuar. Mickoski në atë periudhë kur janë bërë krimet në Vodno ka qenë këshilltar i Gruevskit dhe më pas sekretar i përgjithshëm i partisë”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se as Mickoski dhe as partia e tij nuk dënuan krimin dhe nuk kërkuan falje.

“E vetmja agjendë politike e Mickoskit është pengimi i drejtësisë, shtetit dhe mbrojtja e krimit të Gruevskit. Pas gjithë kësaj, pas këtyre vendimeve gjyqësore, Mickoski duhet të japë dorëheqje”, thonë nga LDSM.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles