7.7 C
Struga
Thursday, April 25, 2024
spot_img

LSDM: Kemi plane t’u kundërvihemi bllokimeve

Derisa VMRO-DPMNE-ja është duke I numëruar ditët deri më 10 Maj kur duhet të nis bllokimi I paralajmëruar nëse nuk ka takim liderësh, LSDM-ja thotë se ka plan se si t`u kundërvihet bllokimeve.

“LSDM-ja, shumica parlamentare, deri tani kanë gjetur mënyra për të tejkaluar bllokimet, kështu do të jetë edhe tani. Kemi plan të përballemi me bllokimet dhe ndryshimet e nevojshme ligjore të miratohen në interes të qytetarëve”

Por jo vetëm kaq. Socialdemokratët thonë se Kryetarët e Komunave që udhëhiqen nga VMRO-DPMNE-ja nuk janë duke punuar asgjë dhe për këtë shkak Mickoski kërcënohet me bllokime.

BOGDANKA KUZESKA – ZËDHËNËSE E LSDM-së

“E di Mickoski se rejtingu I partisë së tij po shënon rënie të ndjeshme dhe se e pret disfata në zgjedhjet e rregullta parlamentare. Mickoski ka frikë nga zgjedhjet e rregullta 2024 për shkak se e di se Komunat që udhëhiqen nga VMRO-DPMNE-ja asgjë nuk janë duke punuar, kurse qytetarët janë duke e parë këtë”

Por, VMRO-DPMNE-ja e thotë të kundërtën. Lideri Mickoski nga Ohri shprehet se në këtë qytet sikurse edhe në vendbanimet tjera vazhdon ofensiva e ndërtimeve, sic tha, për dallim nga LSDM-ja dhe BDI-ja që dijnë vetëm të vjedhin. Ai edhe një herë përsëriti qëndrimin se vendi është në krizë të thellë që mund të dilet vetëm përmes zgjedhjeve.

HRISTIJAN MICKOSKI – KRYETAR I VMRO-DPMNE-së

“Unë e ftova Kovacevskin të ulemi e të bisedojmë. Le ta marrë me vete edhe Osmanin, Ahmetin, le ta merr Lubco Georgievskin dhe të gjithë koalicionin, të bisedojmë për datën e zgjedhjeve të parakohshme kurse deri atëherë I ofroj katër ekipe që të ndihmojnë për të amortizuar efektet e këtyre krizave që kanë kapluar vendin”

Mickoski I bëri thirrje Kryeministrit Kovacevski që deri më 10 Maj të mendojë për ofertën e opozitës, kurse pas kësaj date do të veprohet konform vendimeve të Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, për bllokim aktiv të parlamentit.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles