8.2 C
Struga
Saturday, May 4, 2024
spot_img

“Love Island Albania” nis më 3 shtator

Programi i dashurisë, “Love Island”, tashmë ka një datë të saktë se kur do të nisë.

Prezantuesja dhe autorja e këtij programi ka njoftuar së fundmi ndjekësit se ky show do të fillojë në shtator, gjegjësisht me datën 3.

Moderatorja nga Shqipëria ka sjell një video për të prezantuar promon e këtij emisioni.

Foto: Screenshot/Instagram

“3 shtator 21:00. Më uroni fat”, ka shkruar ajo.

Të shumta qenë komentet që mori përkrah postimit nga miqtë e ndjekësit që e përgëzuan për këtë hap të ri.

Foto: Screenshot/Instagram

“Love Island” apo ‘Ishulli i dashurisë’ është një nga programet më të ndjekur në Britaninë e Madhe.

TV Klan tani ka blerë patentën për dy sezone dhe se konkurrentët do të qëndrojnë në një nga vilat më të mëdha në Palasë.

Çifti fitues siç është thënë do të marrë një total prej 50 mijë eurosh.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles