7 C
Struga
Friday, April 19, 2024
spot_img

Linhart: Austria është e bindur se Maqedonia e Veriut është e gatshme për negociata me BE-në

Ne e dimë shumë mirë situatën në Ballkanin Perëndimor. Këtu qëndron kontributi ynë në të gjithë këtë proces. Ka shumë situata ku ne mund të shpjegojmë Ballkanin Perëndimor, por edhe t’i mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në shpjegimet e tyre për Evropën”, tha ministri austriak për bashkëpunim evropian dhe ndërkombëtar Michael Linhart në një intervistë për AIM-n.

Sipas tij, Austria është e bindur se Maqedonia e Veriut është e gatshme për procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Maqedonia e Veriut është pjesë e Evropës dhe synimi është që Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Maqedonia e Veriut duhet të jetë anëtare e BE-së, kjo është bindja jonë dhe jam i sigurt se së bashku do ta arrijmë këtë qëllim. Të dyja palët duhet të bëjnë një përpjekje, sigurisht me mbështetjen tonë të plotë”, tha Linhart.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles