7 C
Struga
Tuesday, March 19, 2024
spot_img

Lindita Xhaferi nga Frëngova e Strugës zgjidhet shefe e administratës në Qarkun 9 të Cyrihut

Lindita Xhaferi (Dzaferi), duke marrë postin e shefes së administratës për Qarkun e 9-të të Cyrihut, bëhet shqiptarja e parë në krye të një posti të tillë në Zvicër, shkruan albinfo.ch.

Lindita Xhaferi, nga FDP (Partia Liberale e Zvicrës) është zgjedhur në postin e shefes së administratës (Stadtamtsfrau) për Qarkun e 9-të të Cyrihut.

“Kryebashkiaku dhe zyra e përmbarimit të borxheve të qarkut 9 të Cyrihut është zyra e tretë më e madhe e ekzekutimit të borxheve në kantonin e Cyrihut. Për ta menaxhuar këtë në mënyrë të shkëlqyeshme, unë sjell me vete ekspertizë të mirëbazuar nga përvoja dymbëdhjetëvjeçare në zyrat e përmbarimit të qytetit të Cyrihut dhe një diplomë juridike nga Universiteti i Cyrihut”.

Kështu shkruante në shpalljen e kandidaturës së saj për këtë post Lindita Xhaferi (Dzaferi). Dhe, dje, më 25 shtator, votuesit e Qarkut 9 e kanë zgjedhur politikanen e re me rrënjë nga Frëngova e Strugës nga Maqedonia e Veriut me 4583 vota kundrejt rivales së saj, Coluccia Fabio, nga SP, për të cilën kanë votuar 4’386 vota, shkruan albinfo.ch.

Kompetenca, shkathtësia dhe drejtësia janë vlerat e mia. Vetëm një atmosferë e mirë pune çon në rezultate të mira, prandaj i kushtoj shumë rëndësi punës në grup, mund të lexohet tutje në prezantimin e saj për zgjedhjet e 25 shtatorit.

“Shtëpia ime është Altstetten shumëngjyrëshe. Unë kam lindur këtu si vajza e prindërve të Maqedonisë së Veriut. Që kur isha 15 vjeç, në kohën e lirë mund të më gjenit rregullisht si shitëse në një tezgë tregu në Lindenplatzmarkt”, shkruante tutje politikania shqiptarozvicerane.

Lindita Xhaferi, duke marrë postin e shefes së administratës për Qarkun e 9-të të Cyrihut bëhet shqiptarja e parë në krye të një posti të tillë, në Zvicër.

Të kujtojmë: në Qarkun 9 të Cyrihut është formuar si politikan edhe Përparim Avdili, i cili fillimisht ka qenë kryetar e ndërkohë është zgjedhur kryetar i FDP-së së Cyrihut, qytetit më të madh të Zvicrës.
albinfo.ch

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles