17 C
Struga
Sunday, April 28, 2024
spot_img

Liga e Konferencës, Struga me ëndrrën europiane

Struga është vetëm një hap larg Play-Off të Conference League dhe këtë sezon ka mundësinë që të shkruajë historinë në kupat e Europës. Ditën e enjte, duke filluar nga ora 20:00, ekipi drejtuar nga Shpëtim Duro do të luajë takimin e dytë kundër ekipit luksemburgas Sëift Hesperange. Takimi i parë ka përfunduar 3-1 për struganët, por Shpëtim Duro në konferencën për shtypp, u shpreh se lojtarët duhet të fshijnë nga mendja rezultatin e ndeshjes së pare.

Nisur nga rezultati 3-1, pritet që ekipi luksemburgas të jetë më agresiv për të shpresuar në një kualifikim të mundshëm, në lidhje me kundërshtarin, Shpëtim Duro e di se cfarë ndeshje e pret në transfertë.

Në konferencën për shtyp u shfaq edhe kapiteni i Strugës, Bunjamin Shabani, i cili foli në prag të takimit. “Do të jetë një ndeshje e rëndësishme pasi do të na duhet të japim maksimumin. Siç tha dhe trajneri duhet të harrojmë rrezultatin e takimit të pare”, tha Bunjamin Shabani.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles