5.9 C
Struga
Thursday, April 25, 2024
spot_img

Letër anonime nga një nënë Strugane

Letër anonime nga një nënë Strugane,

Duke marrë shkasë nga një eufori e disa mërgimtarëve për mobilizim për të votuar në zgjedhjet e 17 Tetorit dua të them disa fjalë si një nënë Strugane. Sot shteti ynë është i orientuar kah perëndimi, NATO dhe BE. Sot kur çdo padrejtësi është zgjidhur, kemi nisur të bëjmë hapa para në zhvillimin ekonomik dhe në rritjen e standardit jetësor. Sot kur fëmijët tanë punojnë dhe janë të sigurt për të ardhmen e tyre këtu, sot kur gjërat kanë nisur të ecin për mbarë, gjëja më e paktë që na duhet është të bëjmë hapa mbas. Andaj e nderuar diasporë, kujdesuni që të mos bini pre e dezinformatave dhe mashtrimeve atje. Ju e doni shumë vendlindjen tuaj, por para se të merrni një vendim që mund të dëmtojë të afërmit dhe familjarët tuaj në vendlindje, ju lutem që të konsulltoheni me ta. Ne nuk e meritojmë të kthehemi prap në të shkuarën. Mos na impononi një pushtet tjetër dhe më pas të ktheheni nëpër vendet tuaja dhe të na leni ne të përballemi me pasojat. Ju uroj jetë dhe shëndet të gjithëve!

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles