9.7 C
Struga
Sunday, May 5, 2024
spot_img

Lajm i keq për Realin, Tibo Kurtua pëson lëndim të rëndë?

Tibo Kurtua ka pësuar lëndim serioz në stërvitje me ekipin madrilen, në prag të sezonit të ri në La Liga.

Të shtunën Real Madridi luan në udhëtim ndaj Atletik Bilbaos, ndeshjen hapëse në ligën spanjolle dhe në prag të kësaj ndeshjeje, madrilenët kanë marrë një lajm të hidhur.

Sipas raportimit në Spanjë, Tibo Kurtua po i nënshtrohet testeve mjekësore dhe dyshohet se mund ta ketë këputur ligamentin e gjurit. Mediat spanjolle kanë vërejtur se Kurtua është larguar nga stërvitja me lot në sy. Mbetet të shihet sa gjatë do mungojë belgu për ‘Mbretërit’.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles