12 C
Struga
Friday, April 26, 2024
spot_img

Ky është vendi që ka vaksinuar 100% të popullsisë kundër COVID-19

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë bërë të ditur se 100% popullsisë në vend e ka marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër koronavirusit, ndërsa me të dyja dozat janë vaksinuar mbi 90%.

Lajmi u dha nga Ministria e Shëndetësisë, e cila nënvizon se deri në këto momente janë administruar 22 milionë doza të vaksinave antiCovid.

Në tetor, Emiratet Arabe deklaruan se e kishin tejkaluar emergjencën e koronavirusit pasi kishin regjistruar numrin më të ulët të infektimeve që nga nisja e pandemisë, në krahasim me vendet e tjera.

Sipas të dhënave zyrtare në Emiratet Arabe janë regjistruar 741 mijë raste me Covid, 2145 prej të cilëve kanë humbur jetën.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles