9.7 C
Struga
Saturday, May 4, 2024
spot_img

Kuvendi/ Basha kërkon ndjesë: Ndahemi nga e kaluara, të hapur ndaj diasporës, një “federate”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e nisi të shtunën (2 shtator) fjalimin e tij para Kuvendit Kombëtar me një ndjesë për demokratët dhe shqiptarët për situatën ku e gjen veten partia e tij dhe Shqipëria prej keqqeverisjes.

Fjala e tij para gati 5 mijë delegatëve të partisë i parapriu votimit të Statutit të ri të PD-së dhe rezolutës për të ardhmen politike të partisë.

Nuk kam ardhur sot të shtirem para demokratëve. Sot, unë ju kërkoj ndjesë të thellë demokratëve, dhe në emër të demokratëve, në emër të Partisë Demokratike i kërkoj ndjesë shqiptarëve. Arsyeja pse jemi këtu bashkë, arsyeja pse ekzistojmë si forcë politike është që t’u shërbejmë njerëzve, jo vetes tonë! Qëllimi pse ekzistojmë është që t’u ofrojmë shqiptarëve alternativë për qeverisjen e tyre, zgjidhje për problemet e tyre, rrugëdalje për hallet e tyre, vizion për të ardhmen e tyre,” tha Basha.

Për Bashën, një arsye pse PD-ja gjendet në opozitë është edhe prej liderit të saj historik, paraardhësit të tij Sali Berisha, që ai tha e devijoi PD-në nga misioni fillestar i saj i viteve ’90.

Unë trashëgova një parti të transformuar nga partia e studentëve të dhjetorit në atë të një njeriu të vetëm, nga partia e lirisë dhe demokracisë në parti të diktatit personal. Kjo merr fund sot njëherë e përgjithmonë. Ne nuk duhet të harxhojmë më asnjë sekondë me të shkuarën,” shtoi Basha.

Megjithatë kryetari Basha mendon se demokratët duhet të lënë përçarjet për interesa më të mëdha.

Unë sot i bëj një thirrje miqve tanë të Foltores, anëtarëve të thjeshtë deri te strukturat e asaj lëvizje. Të gjithë kanë një vend në Partinë e madhe Demokratike, të gjithë mund të bashkohen pa asnjë kufizim, në çdo çast, në çdo moment janë të mirëpritur për të ndërtuar një aleancë të madhe, jo thjesht mes demokratëve, por edhe me shoqërinë shqiptare.

Partia Demokratike ka qenë dhe do të mbetet partia e parë e së djathtës, nga historia, nga potenciali dhe nga shpresa që rrezaton. Ne do të ndërtojmë një federatë të gjerë, jo thjesht me parti të tjera të djathta dhe aleate të cilat janë të mirëpritura në projektin tonë të përbashkët. Ne do ta zgjerojmë këtë aleancë përtej këtyre partive,” u shpreh Basha.

Në fjalimin e tij, kryetari i PD-së nuk i kurseu akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama dhe “klikës” që ka ngritur për të korruptuar “çdo qelizë” të pushtetit.

Unë besoj te ndarja e pushteteve dhe sundimi i ligjit, te drejtësia, SPAK-u, Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë për detyrë t’u tregojnë dhëmbët e ligjit të korruptuarve VIP, siç ka nisur dhe duhet të vazhdojë.

Unë jam për një Shqipëri meritokratike, për një shoqëri të drejtë, sepse mbi të gjitha njerëzit duan drejtësi. Shoqëria e drejtë është vokacioni dhe e vetmja mënyrë për të përballur të keqen që na ka pllakosur.

Kjo qeveri nuk është e interesuar të ketë më shumë Europë në Shqipëri, sepse Shqipëria e standardeve europiane bie ndesh me ambiciet e tyre për të sunduar vetë e jo për të qeverisur njerëzit. Kush do na çojë në Europë: Edi Rama dhe qeveria e inkriminuar dhe e korruptuar që 10 vite nuk bënë asnjë hap për progresin dhe integrimin e Shqipërisë. Përgjigjja është në majën e gjuhës së çdo shqiptari,” deklaroi Basha.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles