18 C
Struga
Saturday, May 11, 2024
spot_img

Kurti në 10 sekonda replikë i jep leksion Bërnabiqit: Normalizimi në psikologji do të thotë mungesa e konfuzionit mes realitetit dhe fantazisë

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni tha se Kosova dhe Serbia janë një shtete, ndërsa akuzoi autoritetet kosovare se nuk po punojnë për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, shkruan TV21. E në përgjigje të këtyre deklaratave, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në 10 sekonda replikë tregoi se pse është e vështirë të arrihet marrëveshje me një vend si Serbia.

“Mbështetja për BE-në në Kosovë është 94%, në Serbi është 35%, kemi vendosur sanksione ndaj Federatës ruse, Serbia nuk po mendon për këtë, nuk e kanë distancuar vetveten as prej Millosheviqit e as prej Putinit, nuk është lehtë për ne, unë dua të normalizoj marrëdhëniet dhe do ta bëja menjëherë, p.sh. nëse fqinji im do të ishte Republika e Çekisë, por normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është shumë më i rëndë. Mund të ndodh, por duhet ta zbatojmë marrëveshjen bazë për të cilën ramë dakord unë dhe presidenti i Serbisë në Bruksel, por normalizimi në psikologji do të thotë mungesa e konfuzionit mes realitetit dhe fantazisë dhe kjo është një pjesë tjetër ku nuk mund të kontribuojë”, tha Kurti./tv21.tv

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles