11 C
Struga
Friday, May 3, 2024
spot_img

Kujdesi për bujqësinë vendore, Grubi: Investim dy milionë euro për rikonstruimin e kanalit ujitës të tokave në Dibër

Banorët e Dibrës të cilët merren me bujqësi, do të kenë kushte më të mira për kultuvimin dhe ujitjen e kulturave bujqësore në tokat tyre.

Këtë e ka paralajmëruar zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në Facebook, pasi sot u përururua projekti për rikonstruimin e  kanalit për ujitje të tokave bujqësore, investim ky dy milionë euro.

Statusi i plotë:

Projekti për rikonstruimin e kanalit për ujitjen e tokave

Edhe një projekt mjaft i rëndësishëm fillon në zonën e Dibrës, me fazën e parë të rekonstruimit të sistemit të ujitjes, projekt kapital në vlerë prej 2 milionë eurosh.

Me realizimin e këtij projekti (sistemi i ujitjes, kanali kryesor dhe zgjerimi i rrjetit të poshtëm për ujitje), do të kete kapacitet ujitjeje për gjithësej 1650 hektarë tokë bujqësore.

Duke u kujdesur që çdo cep i tokës bujqësore të vendoset për prodhim, bujqit e Dibrës me rrethinë shumë shpejtë do të kenë në funksion sistem modern për ujitje.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles