3.9 C
Struga
Tuesday, March 5, 2024
spot_img

Kuba zbulon rrjetin që rekrutonte kubanë për të luftuar për Rusinë

Ministria e Jashtme kubane ka njoftuar se ka zbuluar një rrjet të trafikut njerëzor që rekrutonte kubanë për të luftuar për Rusinë në luftën në Ukrainë.

Ajo ka bërë të ditur se kubanët që jetonin në Rusi dhe “madje disa edhe në Kubë” ishin “inkorporuar në forcat ushtarake që merrnin pjesë në luftën në Ukrainë”.

Kuba është një aleate e ngushtë e Rusisë, por ajo tha se “nuk është pjesë e konfliktit në Ukrainë”.

Rusia ende nuk është përgjigjur në lidhje me rastin.

Ministria e Jashtme kubane nuk specifikoi se kush qëndron prapa këtij rrjeti trafiku.

Gushtin e kaluar, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka urdhëruar që të rritet numri i ushtarëve, pasi forcat e saja pësuan humbje të mëdha në Ukrainë.

Një gazetë ruse, Ryazan Gazette, ka raportuar që atëherë se kubanët që jetonin në Rusi u ishin bashkuar forcave luftarake ruse që luftonin në Ukrainë në këmbim të një premtimi për të marrë nënshtetësinë ruse.

Ka pasur gjithashtu video që pretendojnë se tregojnë vullnetarë serbë që stërviten për të luftuar përkrah trupave ruse në Ukrainë.

Teksa nuk është e qartë nëse deklarata e Ministrisë së Jashtme Kubane është e lidhur me raportet në Gazetën Ryazan, ajo thotë se “Kuba ka qëndrim të fortë dhe të qartë kundër përdorimit të mercenarëve”.

“Ne do të veprojmë me vendosmëri kundër atyre që përfshihen në trafikim njerëzor me qëllim të rekrutimit të qytetarëve kubanë për të mbajtur armë në çdo vend”, thuhet në deklaratë.

Ministri i Jashtëm kuban, Bruno Rodríguez publikoi deklaratën në platformën X, e njohur më parë si Twitter, duke shtuar se Kuba po përdor “ligjin” për të kundërshtuar përpjekjet për të rekrutuar qytetarët e saj.

Dy muaj më parë, ministrat e mbrojtjes së Kubës dhe Rusisë zhvilluan bisedime në Moskë dhe ministri i jashtëm rus udhëtoi në ishullin në muajin prill, si pjesë e një turneu të Rusisë te aleatët e sajë të Amerikës Latine.

Kuba ka qenë një aleate e ngushtë e Rusisë që nga revolucioni kuban, i vitit 1959.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles