8.9 C
Struga
Saturday, April 27, 2024
spot_img

KSHZ: Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, pa pengesat e para dy javëve

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve është i bindur se rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale do të kalojë më mirë se rrethi i parë, kjo për shkak të përvojës nga rrethi i parë dhe masave shtesë.

Personalisht mendoj se rrethi i dytë do të realizohet në rregull dhe më shpejt. Dinamika e ngadalësuar e procesit zgjedhor në vendvotime të caktuara në rrethin e parë, e cila u shkaktua nga teknologjia e re dhe përdorimi i fingerprintave në rrethin e dytë zgjedhor do të përmirësohet. Për këtë KSHZ-ja realizoi trajnime shtesë. Por, ne për rrethin e dytë angazhuar mbi 400 persona të cilat do të jenë në vendvotime dhe do të angazhohen për mbështetje teknike dhe ndihmë me qëllim që të mos ketë pengesë në procesin e votimit. Përvoja e parë na mundësoi që në rrethin e dytë të jemi më të përgatitur”, tha Aleksandar Dashtevski, kryetar i KSHZ-së.

Këtë deklaratë i pari i këtij institucioni Aleksandar Dashtevski e bëri gjatë qëndrimit në Manastrit nga ku mori materialin e besueshëm zgjedhor për votimin e të dielës. Materiali i besueshëm sot dhe nesër do të shpërndahet te Komisionet Komunale Zgjedhore kurse të shtunën do të shpërndahet nëpër vendvotime.

KSHZ-ja të dielën e 17 tetorit u përballë me probleme në nivel të këshillave zgjedhor. Kryesisht pengesat ishin të natyrës teknike me terminalet për identifikimin e votuesve me shenjave të gishtave por edhe për shkak se disa nga këshillat zgjedhor nuk dinin të menaxhonin pajisjen. Pengesë shtesë paraqiti edhe fakti që shumë nga anëtarët e këshillave zgjedhor ishin të sapozgjedhur. Kjo shkaktoi radhë të gjata nëpër vendvotime dhe bëri që në disa prej tyre, votimi të vazhdojë me orë të tëra pas orës 19.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles