13 C
Struga
Thursday, February 29, 2024
spot_img

KSHZ-ja është në kërkim të punësimeve dhe avancimeve të reja për realizimin me sukses të zgjedhjeve të vitit 2024

KSHZ-ja është në kërkim të përforcimit të personelit në prag të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të vitit të ardhshëm. Për vendet e lira shpresojnë të marrin me kohë një numër të mjaftueshëm vendimesh nga Ministria e Financave.Për planet e propozuara vjetore për punësime për vitin 2023 dhe për vitin 2024 në KSHZ, anëtarët e këtij institucioni sot diskutuan në seancë.

Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, në deklaratë për MIA-n, ka treguar se nga zgjedhjet e fundit të vitit 2021 numri i të punësuarve është zvogëluar, por se Ministria e Financave nuk i miraton kërkesat e tyre për shkak të mungesës së mjeteve të mjaftueshme. Po bëhen përpjekje, siç tha ai, që pozitat të forcohen në kohë para zgjedhjeve të vitit 2024.

“Që nga zgjedhjet e vitit 2021, shumë njerëz kanë dalë në pension, ndërsa një numër i caktuar njerëzish janë larguar nga institucioni, kështu që tani jemi të dobësuar në disa pozita. Kemi kërkuar disa herë miratimin nga Ministria e Financave për të bërë shpallje, por nuk na kanë lejuar për shkak të gjendjes financiare dhe mungesës së mjeteve të mjaftueshme. Tani do të mundohemi edhe një herë me planin e punësimit dhe avancimit për vitin 2023, në të cilin nuk kemi marrë asnjë pozitë dhe do të mundohemi ta përmbushim, sepse vitin e ardhshëm kemi zgjedhje dhe kjo do të kontribuonte në forcimin me kohë të pozitave”, tha Dashtevski pas seancës.

Ai theksoi se me Planin për Avancim dhe Punësim për vitin 2024 janë parashikuar më shumë pozita.

“Por kjo do të varet në fund të fundit nga Ministria e Financave dhe sa fonde do të ketë, por do të duhet të na ndihmojnë sepse është edhe rekomandim i OSBE-së dhe ODIHR-it për të rritur numrin e burimeve njerëzore sepse janë të pranishëm në mënyrë të përhershme gjatë zgjedhjet dhe si vërejtje ishte se ne kemi shumë punë, ndërsa nuk kemi mjaft njerëz për ta bërë atë punë. Shpresojmë që deri në zgjedhjet të jemi gati dhe nëse nuk i plotësojmë të gjitha vendet e punës, do të marrim një numër të mjaftueshëm vendimesh nga Ministria e Financave për të plotësuar ato pozita që të mund të kryejmë me sukses zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhjet parlamentare”, tha Dashtevski.

Me Planin për vitin 2023 janë paraparë shtatë punësime dhe shtatë avancime pasi siç tha ai kanë mbetur shumë pozita të lira, ndërsa nëse nuk ka avancime të reja rrezikohet largimi edhe i shumë të tjerëve.

Sa i përket Planit për vitin 2024, ai tregoi se duhet të bëhen disa ndryshime sistematike dhe më pas do të mund të shihet saktësisht se sa vende janë të përfshira. Por sipas supozimeve të deritanishme, numri me siguri do të jetë më i lartë krahasuar me vitin 2023. Tani është e rëndësishme që të plotësohen numrat për vitin 2023 për shkak të realizimit të suksesshëm të zgjedhjeve që pasojnë deri në vitin tjetër”, tha Dashtevski.

Në seancën e sotme të 72-të publike të KSHZ-së, përveç propozimeve për planet vjetore të punësimit për vitin 2023, përkatësisht vitin 2024, në rendin e ditës janë miratuar edhe ndryshimet në Planin Vjetor për nevojat e përgjithshme të KSHZ-së për prokurim publik në vitin 2023, si dhe rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e rregullores për sistematizimin në shërbimin ekspert të KSHZ-së.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles