17 C
Struga
Saturday, April 13, 2024
spot_img

KShZ: Deri më tani asnjë ankesë për parregullsi në vota

Dy ditë pas përfundimit të zgjedhjeve, publiku akoma nuk ka në pah të dhëna të plota për daljen e qytetarëve në votime si dhe ndarjen e votave. Procesi në fjalë është ngadalësuar si pasojë e kontrollit të secilit procesverbal veçmas të dorëzuara nga Këshillat komunale zgjedhorë dhe krahasimi i tyre me të dhënat e futura elektronike. Zëdhënësi i KSHZ-së, Admir Shabani, për TVM 2 tha se numërimi i fletvotimeve ka përfunduar por që akoma nuk kanë hyrë në sistem.

Ndërkohë po rrjedhin afatet në të cilat partitë politike do të mund të dorëzojnë ankesa deri tek KShZ sa i përket votimit dhe rezultateve të votimit. Deri më tani sipas Shabanit në KShZ nuk ka arritur as një ankesë nga ana e partive politike. Deri në ora 19, mbaron afati prej 48 orëve për dorëzimin e ankesave për procedurën zgjedhore të rrethit të parë të zgjedhjeve, ndërsa të mërkurën në mbrëmje për rezultatet. Nëse nuk ka ankesa publikohen rezultatet përfundimtare dhe mbetet që komisionet komunale të japin certifikatë për kryetarët e komunave që janë zgjedhur. Në parim kur parashtruesi i ankesës është i pakënaqur nga vendimi i KSHZ-së ka të drejtë të parashtrojë padi në gjykatën Administrative i cili duhet të deklarohet para skadimit të 48 orëve. Ajo që është e qartë është se 34 kryetarë komune janë zgjedhur në rrethinë e parë.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles