19 C
Struga
Sunday, April 28, 2024
spot_img

Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kalas me mbështetje për eurointegrimin e Maqedonisë së Veriut: Pas NATO-s, do të donim t’i dëshironim mirëseardhje Maqedonisë së Veriut edhe në BE

Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kalas pas takimit të sotëm dypalësh me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, shprehu mbështetjen e vendosur për procesin e integrimit evropian të vendit.

Në vazhdim ua përcjellim fjalimin integral.

“Kam kënaqësinë t’i dëshiroj mirëseardhje kryeministrit Kovaçevski në Estoni në vizitën e tij të parë këtu.

 Maqedonia e Veriut dhe Estonia janë miq të mirë dhe partnerë me të njëjtin mendim në Nato, dhe ne do të donim t’i dëshirojmë mirëseardhje edhe në Bashkimin Evropian. Ne jemi përkrahës të fuqishëm të Maqedonisë së Veriut dhe shpresojmë që do ta bëni hapin e fundit që është i nevojshëm për të filluar procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Gjithashtu do të donim t’ju falënderojmë për mbështetjen e madhe që i jepni Ukrainës, në mënyrë që ta fitojnë këtë luftë.Ju falënderoj përsëri dhe shihemi në të ardhmen e afërt”.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles