8.9 C
Struga
Saturday, April 27, 2024
spot_img

Kroacia zë vendin e tretë në Kupën e Botës Katar 2022, mposht Marokun

Kroatët janë medalistë të bronztë në Kupën e Botës Katar 2022, pasi mposhtën Marokun në ndeshjen për vendin e tretë, me rezultat 2-1.

Fillimisht Kroacia kaloi në epërsi qysh në minutën e shtatë, ndërsa Maroku shpejt u kundërpërgjigj me një gol pas vetëm dy minutash.

Pak para përfundimit të pjesës së parë, kroatët sërish kaluan në epërsi, me një gol të mahnitshëm nga Orishiq.

Kroacia, në Kupën Botërore Rusi 2018, ishte shpallur e argjendtë, pasi ishte mposhtur nga Franca në finale.

Maroku ka bërë histori në këtë Botëror, duke u bërë kombëtarja e parë afrikane që arrin deri në gjysmëfinale dhe garën për vendin e tretë.

Në gjysmëfinale, Kroacia u eliminua nga Argjentina, ndërsa Maroku nga Franca.

Nesër zhvillohet super-finalja Argjentinë – Francë (Amerikë Latine – Evropë), nga ora 16:00.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles