5 C
Struga
Monday, April 22, 2024
spot_img

Kroacia në gjysmëfinale, e eliminon favoritin kryesor, Brazilin pas penalltive

Kroacia e ka eliminuar Brazilin në çerekfinale të Kupës së Botës.

Kroatët triumfuan pas ekzekutimit të penalltive 4:2.

Rezultati pas 120 minutave ishte i barabartë, 1:1.

Rezultati pas kohës së rregullt mbeti i pandryshuar, 0:0.

Brazili pati dominimin sidomos në pjesën e dytë, por mbrojtja kroate e sidomos portieri Livakovic ishin në krye të detyrës.

Por, në vazhdime u thye mbrojtja kroate, kur Neymar realizoi në sekondat e fundit të pjesës së parë.

Megjithatë, pak minuta para fundit, Kroacia arriti të barazonte nëpërmjet Petkovic.

Më pas, ndeshje u desh të vendosej pas ekzekutimit të penalltive.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles