6.4 C
Struga
Monday, March 25, 2024
spot_img

Kroaci, mbi 10 mijë njerëz protestuan kundër masave anti-COVID

Më shumë se 10 mijë njerëz u mblodhën në Zagreb, kryeqytetin e Kroacisë, për të protestuar kundër masave për frenimin e koronavirusit (COVID-19).

Protestuesit nga i gjithë vendi, të mbledhur në sheshin Ban Jelaçiç në kryeqytet, reaguan ndaj vendimit që po zbatohet nga e marta, që hyrja në institucionet publike të lejohet vetëm me kartë vaksine kundër COVID-19 ose test PCR negativ.

Aktivistët, të cilët kundërshtuan edhe fushatën e qeverisë për vaksinim, hapën pankarta me mbishkrimet: “Për lirinë, jemi kundër kartës së vaksinës”, “Lirinë nuk mund ta blesh me vaksinë” dhe “Demokraci”.

Në Kroaci, ku rastet me COVID-19 janë rritur, numri i të infektuarve ka shkuar në 560.504, ndërsa ai i vdekjeve në 10.178.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles