6.4 C
Struga
Monday, March 25, 2024
spot_img

Kreu i OBSH-së: Delta dhe Omicron po shkaktojnë “cunami rastesh” të infektuara

“Qarkullimi në të njëjtën kohë i varianteve Delta dhe Omicron po krijon një cunam rastesh”, kështu është shprehur ditën e sotme drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë shtypi.

“Delta dhe Omicron tani janë kërcënim i njëjtë që po i çojnë rastet në shifra rekord, duke çuar në rritjen e shtrimeve në spital dhe vdekjeve”, tha Tedros.

“Jam shumë i shqetësuar që Omicron, duke qenë shumë i transmetueshëm dhe i përhapur në të njëjtën kohë me Deltan, po çon në një cunami rastesh.”

Kreu i OBSH përsëriti edhe një herë thirrjen e tij që vaksinat të ndahen në mënyrë të barabarte dhe paralajmëroi se programet e dozave përforcuese rrezikojnë t’i lënë vendet e varfra pa vaksina.

Ghebreyesus u shpreh se OBSH po bën fushatë që çdo vend të ketë arritur objektivin prej 70% të mbulimit me vaksina deri në mesin e vitit 2022, gjë që do të ndihmojë në përfundimin e pandemisë, trasmeton abcnews.al

Nata e Vitit të Ri do të shënojë përvjetorin e dytë kur Kina njoftoi OBSH-në për 27 raste të një “pneumonie virale” të panjohur në Wuhan. Që prej atëherë, më shumë se 281 milionë njerëz janë raportuar si të infektuar globalisht dhe më shumë se 5 milionë kanë humbur jetën, sipas një raporti të Reuters.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles