13.5 C
Struga
Thursday, September 29, 2022
spot_img

Kovaçevski, Rama dhe Vuçiq nesër do të vendosin nëse do të marrin pjesë në Samitin e BE-së

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, informoi se sot ka realizuar takim të jashtëzakonshëm me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Kovaçevski me këtë rast informon se me Ramën dhe Vuçiqin ka diskutuar për qëndrimet kombëtare të çdo vendi, perspektivat rajonale si dhe për dinamikën e procesit eurointegrues.

“U dakorduam se pas konsultimeve shtesë të brendshme, nesër pasdite ta marrim vendimin tonë përfundimtar për pjesëmarrjen tonë në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor në Bruksel. Kemi biseduar edhe për tema që janë të rëndësishëm për rajonin dhe kemi ngritur iniciativë për Agjencinë për tërheqjen e investimeve për Ballkanin e Hapur, që do të mundësojë zhvillim ekonomik shtesë. Temë ishte edhe panairi i ardhshëm për ushqim, verë dhe turizëm, që duhet të mbahet në Beograd, si dhe tema tjera që kanë dalën nga samiti i fundit i Ballkanit të Hapur që u mbajt në Ohër”, ka shkruar Kovaçevski në profilin e tij në Facebook. 

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles