6 C
Struga
Sunday, May 5, 2024
spot_img

Kovaçevski priti kryeministrin spanjoll, Sançez

Në kuadër të turit të tij ballkanik kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, po qëndron në Shkup. Ai me ceremoni zyrtare u prit nga Kryemisnitri Dimitar Kovaçevski, ndërsa ka takuar edhe presidentin Stevo Pendarovski.

Qëllimi i vizitës së kryemisnistrit spanjoll është të dëshmohet rëndësia që Spanja i kushton Ballkanit perëndimorë, si dhe marrëdhëniet dypalëshe në planin politik, ekonomik dhe kulturorë, si dhe të shpreh përkrahje për përpjekjet e vendeve për anëtarësim në BE.

Kryeminsitri spanjoll paraprakisht ka vizituar Serbinë dhe Bosnje Hercegovinën, ndërsa nga Shkupi do të udhëtoj në Tiranë, për të vazhduar me vizitën në Mal të Zi. Shteti i vetëm ballkanik ku nuk do të ndalet kryemisnitri spanjoll është Kosova, pasi Spanja është një nga 5 vendet e BE-së të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles