26 C
Struga
Monday, July 15, 2024
spot_img

Kovaçevski për VOA: Skriningu për 14 muaj, në BE më 2030

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedone e ka quajtur gabim, sic thotë ai, kundërshtimin e VMRO-DPMNE-së që vendi të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Kryeministri Kovaçevski duke u prononcuar rreth anëtarësimit të vendit në NATO është shprehur se rëndësia e këtij anëtarësimi po vërrehet aktualisht me luftën në Ukrainë, raporton Klan M.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski gjatë një interviste për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedone, ka shfaqur shqetësime për sjelljen e papërgjegjshme të VMRO-DPMNE-së, sic thotë, së bashku me partinë “E Majta” përpiqen ta ndalojnë procesin e eurointegrimeve të vendit.

“Më shqetëson edhe sjellja e VMRO-DPMNE-së që gjithmonë kundërshton interesat strategjike të vendit. Ishin kundër Marrëveshjes së Prespës dhe anëtarësimit në NATO, tani ishin kundër propozimit lidhur me kornizën negociuese dhe nisjen e negociatave me BE-në. Më vonë që të kenë mundësi të fshehen pas qytetarëve të vendit, nisën një nsimë antikushtetuese për referendum dhe gjithashtu mbështesin nismën e “Levicës”, që ka të bëjë kryesisht me rrugëtimin e vendit drejt BE-së” – deklaroi Kovaçevski.

Kryeministri Kovaçevski shprehet i bindur se Maqedonia e Veriut hynë e gatshme në procesin e negociatave kurse sipas tij, ky process realisht mund të përfundojë në vitin 2030.

“Për momentin kemi 45% të legjislativës së harmonizuar me BE-në. Kemi strukturën negociuese të zyrtarizuar nga Qeveria, të kyçur janë bashkësia akademike dhe sektori civil. Vlerësoj se për 14 muaj realisht mund të përfundojë procesi I skriningut, kurse deri më 2030, konform tempos së punës, RMV-ja realisht mund të bëhet anëtare e BE-së” – tha Kovaçevski.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot pasdite në Njujork do t`i drejtohet Debatit të Përgjithshëm të Asamblesë së 77-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles