6 C
Struga
Sunday, May 5, 2024
spot_img

Kovaçevski: Para 30 viteve askush nuk donte të bëjë autostradën deri në Shqipëri, ne tani duam

Autostrada me Shqipërinë është një projekt afatgjatë që duhet të sigurojë lidhje infrastrukturore të Maqedonisë së Veriut me Shqipërinë dhe ky është një problem historik, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.

“Infrastruktura që neve na lidh me lindjen dhe perëndimin, pra me Bullgarinë dhe Shqipërinë është bërë që të jetë infrastruktura më e keqe e mundëshme. Vetëm kujtohuni për rrugët që të çojnë deri në Bullgari dhe Shqipëri ato janë rrugë që çojnë në lartësitë më të mëdha malore. Kjo është e bërë në këtë mënyrë për arsye politike. Ne tani po punojmë për të lëvizur të gjithë pikën kufitare në Shqipëri. Tani po bëjmë infrastrukturë që të na lidhë me Shqipërinë dhe Bullgarinë sepse atëher është bërë për të na ndarë dhe jo për të na bashkuar, këtë duhet gjenerata jonë ta bëjë sepse 30 vite askush nuk donte të bëjë autostradën deri në Shqipëri. Këtë vit do të fillojnë punimet për autostradën për në Shqipëri”, tha kryeministri Kovaçevski.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles