8.9 C
Struga
Thursday, April 25, 2024
spot_img

Kovaçevski: Ne ia dolëm, paga mesatare ka kaluar 30.000 denarë

Kryeministri i RMV Dimitar Kovaçevski, përmes një video fjalimi falënderoi të gjithë zyrtarët e Qeverisë në këtë dhe mandatin e kaluar për punën që kanë bërë në realizimin e një prej premtimeve më të rëndësishme të Qeverisë, pagën mesatare prej mbi 30.000 denarë.

“Rritja e pagave dhe investimi në standardin e jetesës së qytetarëve është një politikë ndaj së cilës ne kemi qëndruar konsekuent. Pavarësisht nga të gjitha pengesat e opozitës dhe ligjet e bllokuara të rritjes së pagave, pagat po rriten në mënyrë të qëndrueshme.Pakkush besonte se do të kishim një pagë mesatare prej 30.000 denarë. Ky premtim ishte cak i kritikave dhe talljeve, por me politika konsekuente arritëm ta realizonim”, tha Kovaçevski.

Kovaçevski shtoi se me rritjen e pagave mbrohemi nga rritja e madhe e çmimeve dhe e drejtojmë Buxhetin aty ku është më i nevojshëm.

“Ne po përballemi me një dimër të vështirë në të cilin do të bëjmë të gjitha përpjekjet për të ulur goditjet e çmimeve.Dua t’ju siguroj se Qeveria është plotësisht e përkushtuar dhe e gatshme për gjithçka që ka përpara. Ne do të punojmë me përgjegjësi, përkushtim dhe efikasitet në interes të qytetarëve”, shtoi kryeministri.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles