17 C
Struga
Sunday, April 28, 2024
spot_img

Kovaçevski: Maqedonia e Veriut dhe Estonia janë aleate të NATO-s, rruga jonë evropiane është qëllim dhe angazhim i përbashkët

Kryetari i Qeverisë, DImitar Kovaçevski pas përfundimit të takimit dypalësh me Kryeministren estoneze, Kaja Kalas, në kuadër të Samitit Digjital të Talinit 2023, në dekalratë për vizitën e tij në Estoni e thekson rëndësinë e transformimit digjital për rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian, si dhe për temat e tjera të cilat ishin temë bisede gjatë vizitës.

Në vazhdim ua përcjellim fjalimin integral të Kryeministrit Kovaçevski:

“Sot pata nderin dhe kënaqësinë të jem pjesëmarrës në Talin. Unë jam këtu në vizitë pune të Kryeministres së Estonisë, Kaja Kalas. Njëkohësisht isha pjesë e Samitit Digjital të Talinit 2023, një nga samitet më prestigjoze të teknologjive digjitale. Në Samit biseduam lidhur me zhvillimin të cilin shteti ynë e ka në pjesën e rrjeteve të telekomuniakcionit dhe digjitalizimit. Maqedonia e Veriut është një prej shteteve në rajonin e Ballkanit, megjithatë edhe në Evropën juglindore i cili disponon me një prej rrjeteve më të zhvilluara të telekomunikacionit i cili është plotësisht i digjitalizuar dhe shtet i cili ka mbulesë më të madhe në raport me teknologjinë 5G për momentin.

Kjo është bazë e shkëlqyeshme për zhvillim të veglave digjitale megjithatë edhe për zhvillim të një numri të madh të shërbimeve qeveritare të cialt do të digjitalizohen dhe në të cilat punojmë përmes planit të cilin e zbaton Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Gjithashtu pata takim edhe me sekretaren e përgjithshme të Unionit botëror të telekomunikimeve, Bogdan-Martin, ku u theksua bashkëpunimi ynë i shkëlqyeshëm që nga pavarësia e Maqedonisë së Veriut. Gjithashtu, ajo theksoi faktin se ekspertët tanë, inxhinierët në fushën e telekomunikacionit, por edhe teknologjitë e IT vlerësohen shumë nga Unioni Botëror i Telekomunikacionit dhe diskutuam gjithashtu për rritjen dhe thellimin e bashkëpunimit në drejtim të zgjidhjeve që mund të ndihmojnë në përshpejtimin e digjitalizimit të sherbimeve publike.

Takimi me Kryeministren e Estonisë, Kaja Kalas ishte miqësor dhe se Estonia është një prej shteteve tona më miqësore posaçërisht në pjesën e mbështetjes për zgjerim të BE-së, me vende të reja anëtare.

Biseduam për çështje dypalëshe, por edhe shumëpalëshe sepse jemi shtete anëtare të NATO-s me Estoninë. Folëm për mbështetjen që të dyja vendet i japin Ukrainës në luftën e tyre për demokraci dhe integritet territorial, pas pushtimit të pajustifikuar nga Rusia.

Gjithashtu diskutuam për bashkëpunimin që kemi në fushën e digjitalizimit të Maqedonisë së Veriut në një sërë aspektesh, duke pasur parasysh se Estonia është një nga vendet më të zhvilluara në fushën e digjitalizimit. Natyrisht, kjo ka të bëjë me një numër të madh projektesh që janë duke u zhvilluar në vendin tonë, por edhe ato që do të pasojnë, veçanërisht futja e letërnjoftimit elektronik për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, projekt ky që aktualisht është duke u nisur përmes një planin e veprimit në Ministrinë e Brendshme dhe institucionet e tjera përkatëse në shtet.

Jemi në fazë të inkuadrimit drejt Qendrës së ekselencës për siguri kibernetike, e cila, thotë, praktikisht është pjesë e NATO-s, por e vendosur në Estoni. Shumë shpejtë do ta shohim Maqedoninë e Veriut, përkatësisht ekspertët nga shteti ynë të cilët do të jenë të pranishëm lidhur me avancimin e sigurisë kibernetike të institucioneve tona.

Dëshiroj t’i falënderoj nikoqirët për pritjen e përzemërt dhe për mbështetjen e madhe që e kemi nga Estonia, Qeveria e tyre, në pjesën e inkuadrimit të Maqedonisë së Veriut në pjesën e BE-së, si dhe në pjesën e sjelljes së vendimebe të cilat ne duhet t’i sjellim lidhur me këtë proces”.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles