7.7 C
Struga
Thursday, April 25, 2024
spot_img

Kovaçevski – Ludva: Mbështetje për integrimet evropiane, mundësi për zgjerimin e bashkëpunimit

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot ka takuar ambasadorin e sapoemëruar të Republikës Çeke në Maqedoninë e Veriut, Jaroslav Ludva.

Në takim u konstatua se Republika Çeke mbështet rrugën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe se vendi ynë do të vazhdojë të ketë mbështetje, veçanërisht pasi Republika Çeke do të kryesojë Këshillin e BE-së nga 1 korriku i këtij viti thonë nga  shërbimi i shtypit.

Vlerësohet se Maqedonia e Veriut ka rëndësi gjeostrategjike dhe se Evropa është e sigurt me integrimin e vendit tonë dhe të gjithë rajonit në BE.

Sipas Qeverisë, kryeministri Kovaçevski tha se Republika Çeke është partner i vlefshëm i Maqedonisë së Veriut dhe përkrahës i rëndësishëm i perspektivave evropiane, si synim strategjik i vendit pas anëtarësimit në NATO.

“Ne vendosëm të punojmë përmes komunikimit të hapur dhe të ndershëm në dialogun me Republikën e Bullgarisë. Energjia e re në bisedime njihet si në vendet ashtu edhe në BE. Vazhdojmë të punojmë ekskluzivisht në parimin e respektimit të njëri-tjetrit, duke ruajtur dinjitetin e qytetarëve të të dyja vendeve dhe në frymën e vlerave evropiane”, tha kryeministri Kovaçevski.

Në takim u vlerësua se nisma e Ballkanit të Hapur, si një nga hapat drejt BE-së, çon në përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet vendeve të rajonit, ku ndahet përvoja e Grupit të Vishegradit, gjegjësisht përfitimet e krijimit të bashkëpunim të mirë rajonal.

Në takim u konstatua se ka mundësi për thellimin e bashkëpunimit të mirë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Çeke në disa fusha, si në ekonomi dhe mbrojtje, ndërsa kryeministri Kovaçevski shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Republikës Çeke në kuadër të shërbimit kufitar evropian Frontex.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles