6 C
Struga
Sunday, May 5, 2024
spot_img

Kovaçevski-Betel: Mbështetje e fortë nga Luksemburgu për integrimin në BE

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, i shoqëruar nga zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot në Tiranë, në margjinat e Samitit BE-Ballkani Perëndimor, u takua me kryeministrin e Luksemburgut, Ksavier Betel.

Në takim, siç informon shërbimi për shtyp i Qeverisë, u shkëmbyen mendime për bashkëpunimin e deritanishëm mes dy vendeve, si dhe për planet që synojnë forcimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve në periudhën e ardhshme.

Kovaçevski shprehu mirënjohje për mbështetjen dhe partneritetin e deritanishëm të Luksemburgut me Maqedoninë e Veriut në NATO, OKB dhe OSBE, si dhe në proceset integruese evropiane.

“E shohim Luksemburgun si një mik që shpreh mbështetjen e vet në arritjen e qëllimeve tona strategjike. Luksemburgu ka një rëndësi të veçantë në realizimin e ëndrrave tona evropiane – nënshkrimi i Marrëveshjes së stabilizim asociimit që ndodhi në Luksemburg në vitin 2001. Ne jemi shumë mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme vokale nga Luksemburgu dhe për njohjen e përpjekjeve të Maqedonisë në drejtim të integrimit në BE, gjë që na jep optimizëm dhe forcë për të vazhduar punën e palodhur në agjendën e reformave të BE-së”, theksoi kryeministri Kovaçevski, duke u përqëndruar në takimet e deritanishme dypalëshe.

Kovaçevski ftoi kryeministrin Betel të vizitojë Maqedoninë e Veriut dhe falënderoi Luksemburgun për mbështetjen e plotë teknike, si dhe për hapjen e Qendrës së vizave në Ministrinë e Punëve të Jashtme, e cila e bëri Maqedoninë e Veriut lider në liberalizimin e vizave në vitin 2008.

Në fokus të takimit, sipas kumtesës, ishte përforcimi i bashkëpunimit parlamentar, si dhe u theksua nevoja për përforcim të shkëmbimeve ekonomike.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles