8.9 C
Struga
Saturday, April 27, 2024
spot_img

Kosovë: Tre të vdekur dhe 257 raste të reja me  Covid-19

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar më 23 shkurt se gjatë 24 orëve paraprake janë regjistruar tre viktima dhe 257 raste të reja me koronavirus.

Rastet e reja dolën pas testimit të 2,840 mostrave, që i bie se rreth 9 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Sipas raportit të MSH-së, janë shëruar edhe 593 pacientë, ndërsa raste aktive me koronavirus janë 3,057.

Deri më tani, në Kosovë me dy doza të vaksinës kundër koronavirusit janë imunizuar 898,639 persona, apo 45 për qind.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles