11 C
Struga
Saturday, November 27, 2021
spot_img

Kosova rrezikon valën e katërt të COVID, ekspertët kërkojnë vigjilencë institucionale

Evropa, sipas OBSH-së, është sërish epiqendër e pandemisë, me një rritje prej 55 përqind të rasteve në 4 javët e fundit. Kosova aktualisht është në një situatë të qetë pandemike, por shtetet përreth numërojnë qindra e mijëra raste ditore me COVID-19. Ekspertët shëndetësorë kërkojnë zbatim më rigoroz të masave dhe vigjilencë nga institucionet pasi fundi i dhjetorit mund ta gjejë vendin në valën e katërt të COVID-it.

Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla u shpreh se fushata zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale dhe mosrespektimi i masave anti-COVID mund të bëjë që në fund të dhjetorit apo në janar, vendi të ballafaqohet me një valë tjetër të infektimeve.

Përpos fushatës, Syla thotë se në rritjen e rasteve mund të ndikojë edhe rënia e interesimit për t’u vaksinuar kundër COVID-19 si dhe ardhja e mërgimtarëve për festat e fundvitit.

“Ne në fund kemi filluar të vaksinohemi dhe për atë arsye nuk goditemi nga kjo valë e cila e ka goditur shtetet përreth… Masat që janë marr si duket kanë qenë efektive mirëpo nuk jemi të kënaqur me këto masa tash gjatë kampanjës zgjedhjeve edhe pse për shkolla mund të themi se kemi kaluar testin (dhe) mirë po shkon, por rreziku qëndron tek këto të themi mbledhje që po mbahen, janë hapur kafiteritë, mirë që janë hapur, por nuk po respektohen rregullat në nivelin e kënaqshëm dhe kam frikë që fundi i dhjetorit dhe në janar mund të na përfshijë kjo valë. Duke u bazuar edhe në atë që numri i të interesuarve për t’u vaksinuar ka rënë… Mos ta harrojmë faktorin e festave që po na afrohen, normalisht që neve na vijnë njerëzit nga diaspora, pranë është Viti i Ri, janë festat e nëntorit, të gjitha këto duhet me t’i marrim parasysh Ministria e Shëndetësisë të paktën që të kërkojë nëpër aeroporte dëshmitë për vaksinim apo që kanë kaluar COVID dhe mos të tolerohen”, tha Syla.

Edhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka paralajmëruar se situata me COVID-19 mund të përkeqësohet në rast të rritjes së rasteve të reja. Përmes një thirrje publike, IKSHPK i kërkoi qytetarëve që të vaksinohen dhe të zbatojnë masat anti-COVID.

Ndryshe, në 24 orët e fundit në Kosovë me COVID-19 pozitivë kanë rezultuar 14 persona, ndërsa nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles