12 C
Struga
Wednesday, April 17, 2024
spot_img

Kosova regjistron dy viktima dhe 427 raste të reja me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ka njoftuar se të enjten, më 13 janar, janë regjistruar 427 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 5.881 mostrave.

Shkalla e pozitivitetit nga mostrat e marra është 7.26 për qind.

Në 24 orët e fundit nuk janë regjistruar dy viktima.

Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar edhe se 31 persona janë shëruar derisa 2.811 persona janë ende aktivë në koronavirus.

Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet kosovare kanë regjistruar mbi 163.000 raste të infektimit.

Prej tyre 2.994 persona kanë vdekur.

Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në mars të vitit të kaluar.

Prej atëherë janë dhënë mbi 1.7 milion doza të vaksinës.

Qytetarët në Kosovë mund të marrin vaksina të kompanive: Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca.

Doza përforcuese e vaksinës mund të merret pas tre muajve të marrjes së dozës së dytë.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles