19 C
Struga
Sunday, April 28, 2024
spot_img

Konsumi i energjisë së procesorëve të ardhshëm Meteor Lake të Intel do të kontrollohet nga AI

Çipet Meteor Lake do të përdoren si një motor për detyra të caktuara AI në PC. Por Intel gjithashtu ka vendosur të aplikojë AI për mënyrën sesi operon çipi gjithashtu.

Specifikisht inteligjenca artificiale do të menaxhojë energjinë dhe kalimet nga gjendjet me konsum të ulët në konsum të lartë.

Skema e re e konsumit të energjisë rregulluar nga AI do të aplikohet në produktet e reja tha një ekzekutiv i kompanisë. Pas dy muajsh Intel do përgatiet të lançojë procesorët e rinj të cilët do të kenë këto veçori të reja tha Efraim Rotem, përgjegjës për arkitekturën e çipit në departamentin e Inxhinierisë së Dizajnit.

Për të siguruar më shumë performancë, zgjidhja e zakonshme është kanalizimi i më shumë energjie tek procesori i cili operon në frekuencë më të ulët dhe kryen proceset më shpejtë. Por procesori më pas duhet të zbulojë kur procesi është përfunduar dhe procesori të kalojë në gjendje të konsumit të ulët.

Për herë të parë Intel implementoi një zgjidhje të ngjashme në gjeneratën e 6-të të procesorëve Skylake me një teknologji njohur si Speed Shift.

Qasja e re do të përmirësojë arkitekturën Meteor Lake duke sjell 35 përqind më shumë reagim kohor kur procesori mund të kalojë në gjendje më të lartë energjie.

Intel do të flasë më shumë për procesorët e rinj më 19 Shtator. /PCWorld Albanian

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles